Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht

Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht

Pas situatës së krijuar si rezultat i koronavirusit, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të
gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur bankomatët.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se kto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht, por BQK-ja kërkon që degët
bankare të shfrytëzohen sa më rrallë

“Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat
mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, ju lutemi që degët
bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronikepër të kryer shërbimet tuaja bankare”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sot në Kosovë është konfirmuar rasti i tretë i prekur me koronavirus, kurse, dy rastet e para janë konfirmuar dje. /21Media