Juventus interesohet për Messin?

Juventus interesohet për Messin?

Pas mosmarrëveshjes publike në mes të Lionel Messit dhe drejtorit sportiv, Eric Abidal, raportimet kanë qenë të shumta për largimin e argjentinasit nga Barcelona.

Madje flitet edhe për një interesim të Juventusit, ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se nuk është e pamundur që Lionel Messi të largohet nga Camp Nou, dhe të luaj në të njëjtën fushën me Cristiano Ronaldon.

Ata janë dy lojtarë aq të mirë sa që me punë të mirë mund të luajnë së bashku. Lidhur me të ardhmen e Messit, Braida mendon se do të jetë e vështirë për të të largohet nga Barcelona, megjithëse nuk është e pamundur”, tha Braida në emisionin ‘Radio anch’io sport’ në Rai Radio 1./21Media