Braktisin veturën dhe ikin, policia në ndjekje të dy personave të dyshuar

Njësiti policor ka nën kontroll veturën e dyshimtë

Sot rreth orës 16:30 në lagjen Arbëria, Policia e Kosovës ishte në realizim të një pikë kontrolli të automjeteve. Siç raporton policia, një veturë e tipit Pezho ngjyrë e hirit me targa të njohura për Policinë me dy persona në të nuk i është ndaluar zyrtarëve policorë gjatë realizimit të detyrave zyrtare për kontroll.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha deklaroi se njësitet policore kanë dhënë informatën dhe janë vënë në ndjekje të veturës dhe personave të dyshuar që gjendeshin në të.

“Pas veprimeve intensive, policia në Rr.”Dritan Hoxha” ka lokalizuar veturën e dyshuar, përderisa personat e dyshuar e kanë braktisur veturën dhe janë në arrati. Njësiti policor ka nën kontroll veturën e dyshimtë, përderisa njësitet tjera janë vënë në kërkim të personave të dyshuar.”, deklaroi Hoxha./21Media

Back to top button