Brazili është bërë vendi i dytë në botë që konfirmon më shumë se një milion raste të Covid-19, pasi sëmundja vazhdon të përhapet.

Ministria e shëndetësisë gjithashtu publikoi një numër rekord të rasteve të reja në 24 orët e kaluara, më shumë se 54,000, transmeton rtv21.tv.

Pati më shumë se 1 mijë e 200 vdekje për të katërtën ditë radhazi, duke e marrë totalin në afro 49,000.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë raportuar mbi 2 milionë raste me Covid-19 ku mbi 121 mijë persona kanë vdekur.

Shifra e re u zbulua disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi se pandemia e koronavirusit po hynte në një fazë “të re dhe të rrezikshme”, me drejtorin e saj të përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus kanë paralajmëruar se rastet po rriteshin në të njëjtën kohë kur njerëzit po dalin nga izolimi dhe qeveritë po kërkojnë të rifillojnë ekonomitë e tyre./21Media