Brazili dhe Japonia raportojnë rastet e para me variantin Omicron

Brazili dhe Japonia kanë raportuar rastet e para pozitive me variantin e ri të Covid-19, Omicron.
Kështu, të dyja iu bashkuan vendeve që kanë raportuar persona të infektuar me këtë virus.
Zbulimet e reja kanë treguar ky variant ishte prezent tashmë në Evropë, afër një javë para se Afrika e Jugut të alarmohej.
Instituti shëndetësor në Holandë ka bërë të ditur se mostrat e pacientëve që datojnë nga 19-23 nëntor, kishin përmbajtje të Omicron.
Ndërkaq, më 24 nëntor, autoritetët në Afrikë të Jugut raportuan te Organizata Botërore e Shëndetësisë për ekzistencën e virusit./21Media

Back to top button