Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Brazil kalon mbi 400.000, si shkak i procesit të ngadalshëm të vaksinimit

Në vetëm 37 ditë janë shënuar 100.000 vdekje, përkatësisht mes muajve mars dhe prill, që u cilësuan si muajt më të këqij në vend.

Që nga fillimi i pandemisë, në Brazil janë raportuar gjithsej 14.5 milionë raste me Covid-19.

Siç raporton BBC, vetëm 13% e popullsisë në Brazil janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa vetëm 6% kanë marrë të dy dozat e vaksinës./21Media