Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një dëmtimi të gypit në afërsi të ambulancës në lagjen “Bregu i Diellit”, zona qendër e kësaj lagjeje nga ora 17:45 ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit.

“Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 200 mm, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në afërsi të Ambulantës, sërish nga palë të treta, konkretisht nga kontraktorë të KEDS-it. Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45, mbetet zona qendër e lagjes në fjalë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit. Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit”, thuhet në njoftim./21Media