Që pas orës 22:30 të së premtes banorët e lagjes “Bregu i Diellit” kanë mbetur pa energji elektrike.

Zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, për portalin rtv21.tv bëri të ditur se kjo pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë për shkak të një defekti.

“Në një pjesë të Lagjes Bregu i Diellit ka defekt që po paraqitet në një trafo të KOSTT-it. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatoret më energji elektrike edhe të asaj pjese. Por, në momentin kur lëshohet po reagon trafo e KOSTT-it”, tha Buzhala.

Ai u shpreh se ekipet kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të qëndrojnë ende duke bërë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Por, pasi bëhet fjalë për ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjesi të KOSTT-it, atëherë nuk mund të flasim për detaje”, tha tutje Buzhala./21Media