Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë  po ka pengesa me energji elektrike. Sipas KOSTT një gjë e tillë po ndodh , janë si pasojë e rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit.

“Ekipet profesionale të KEDS dhe KOSTT aktualisht janë duke e analizuar situatën dhe po konsultohen për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Për më tepër ju lutemi që për këtë çështje të kontaktoni KEDS.”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

Sa i përket kësaj çështje, Viktor Buzhala nga KEDS, për portalin rtv21.tv sot më herët ka thënë se problem i furnizimit me energji të kësaj pjese të Prishtinës është një defekt.

“Në një pjesë të Lagjes Bregu i Diellit ka defekt që po paraqitet në një trafo të KOSTT-it. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatoret më energji elektrike edhe të asaj pjese. Por, në momentin kur lëshohet po reagon trafo e KOSTT-it”, tha Buzhala.

Tutje ai është shprehur se  ekipet kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të qëndrojnë ende duke bërë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. “Por, pasi bëhet fjalë për ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjesi të KOSTT-it, atëherë nuk mund të flasim për detaje”, tha tutje Buzhala./21Media