Werder Bremen së fundmi ka folur për  largimin e Milot Rashicës nga kjo skuadër, pra ylli kosovar do të ndërrojë klub gjatë kësaj vere.

Këtë e ka bërë të ditur pak më parë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera. Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka thënë Bauman. /21Media