Sulmuesi kosovar drejt largimit nga Bundesliga gjermane.

Skuadra gjermane, Werder Bremen është duke menduar rreth shitjes së sulmuesit Milot Rashica, raporton “Bild”.

Werderi dëshiron që të arkëtojë një shumë të konsiderueshme për 24 vjeçarin, para se të përfundojë kontrata aktuale e tij në qershor të vitit 2022.

Skuadra gjermane bëhet e ditur se është e gatshme që të dëgjojë oferta për Rashicën, për të cilin interesim serioz ka shprehur skuadra angleze Aston Villa.

Këtë sezon, Rashica ka bërë 15-të paraqitje në Bundesligën gjermane, duke regjistruar vetëm pesë asistime dhe aktualisht kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.