Rreth 3000 viktima në Itali

Rreth 3000 viktima në Itali

Vijon me rritje të frikshme numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali.

Kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli raporton se 475 persona të tjerë kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga virusi duke e çuar në rreth 3000 numri total të viktimave në vend, shifra këto që me shumë mundësi do të kalojnë dhe ato të Kinës, ku kishte zanafillën Covid-19. /21Media