Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të ”dhunës në familje”, ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Një rast ka ndodhur në Novobërdë, ku një femër ka informuar se një mashkull ka ushtuar dhunë ndaj saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

Ndërkaq edhe në Shtërpcë një burrë ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka kërcënuar gruan. I dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit 0.96 promila.

Në Gjakovë rreth orës 02:30 një burrë  i cili kishte qenë po ashtu në ndikim të alkoolit 1.80 promil, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

Për dhunë në familje ka raportuar edhe një mashkull nga Deçani, mbi të cilin ishte ushtruar dhunë psiqike nga djali i tij, ku ky i fundit kishte dëmtuar edhe gomat e veturës së tyre.

Në lidhje me këto raste, tre prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa për rastin e parë lënda ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media