Brenda 24 orëve të fundit 23 viktima nga koronavirusi në Turqi
21 Qershor 2020
Ministria e Shëndetësisë turke njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 4.950.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 187.685, pasi 1.192 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Aktualisht 803 pacientë janë duke u trajtuar nën kujdes intensiv. Në 24 orët e fundit gjithashtu janë kryer 40.496 teste. /21Media