Brenda 24 orëve tri gra raportohen të zhdukura

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri gra janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportimeve rastet kanë ndodhur në Klinë, Prizren dhe Podujevë.

Fsh. Klinavc, Klinë  09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren  17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar. 

Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër  kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar./21Media 

Back to top button