Pacientë që rënkojnë nga dhimbjet e duke pritur në radhë, janë pamjet nga ambulanca Covid në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

RTV21 gjatë ditës së shtunë ka siguruar pamje nga kjo qendër ku po mjekohen të infektuarit me koronavirus.

Në Kosovë deri më tani janë testuar gjithsejt 115.794 persona, nga të cilët pozitivë kanë rezultuar 27,851, ndërkaq 798 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19./21Media