Brenda ditës grabitet banka e vidhet në dy markete

 

Jo të pakta janë rastet e grabitjes, në raportet ditore të policisë. Në pikë të ditës dje është grabitur një bankë në Prishtinë.

Siç raporton policia, i dyshuar nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitje në një bankë private. Policia nuk ka bërë të ditur shumën që është grabitur, vetëm ka shtuar së rasti është duke u hetuar. Pastaj dje ka ndodhur edhe një rast vjedhje në një market në Rr. Rexhep Krasniqi, Prishtinë. Personi i dyshuar është ishte shtetas i huaj. Ai është arrestuar për shkak se ishte kapur në flagrancë duke vjedhur pako të cigareve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E një vjedhje në tentativë kishte ndodhur edhe të martën në Rr. Bill Clinton, në Prishtinë.  Dy persona të dyshuar, shtetas të huaj, janë arrestuar pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë e marketit dhe nga aty kanë tentuar të vjedhin gjëra të ndryshme dhe cigare. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një grabitje tjetër ka ndodhur në fsh. Susica në Graqanicë, një ditë më parë. Një person përderisa ishte në veturë, katër persona të panjohur kanë hapur dyert e veturës dhe me forcë kanë nxjerr jashtë, ku nga ai kanë grabitur një telefon mobil, kartelën bankare, dokumentet personale të R. Kosovës dhe të Serbisë. Rasti është duke u hetuar.

Rast tjetër i vjedhjes së rëndë ishte raportuar të premten në polici, ndërsa dje është arrestuar personi. Rasti kishte ndodhur në Fsh. Tenezhdoll, Prishtinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button