Agnesa festoi në Tiranë

Agnesa festoi në Tiranë

Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj dje ka festuar 33-vjetorin e lindjes.

Agnesa gjatë ditës dje ka pranuar urime të ndryshme nga familja edhe shoqëria.

Për këtë ditë të rëndësishme, bukuroshja shqiptare ka organizuar një festë për të cilën ishte kujdesur deri në detajin e vogël. Agnesa, këtë festë e ka organizaur në Tiranë.

Sigurisht që kjo festë ka bërë bashkë miqtë më të mirë të ish-Miss Shqipërisë. Në postimet e bëra, Agnesa shihet se ka festuar krah shoqeve të saj, ndër të cilat ishte e pranishme edhe këngëtarja, Vesa Luma.

Kujtojmë se, Agnesa në vitin 2003 është shpallur Miss Kosova, teksa vetëm një vit pasi ishte zgjedhur më e bukura në Kosovë, ajo mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri. Në 2004 ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World” ndërsa në 2005 në “Miss Universe”./21Media