Një tjetër Krishtlindje epike

Një tjetër Krishtlindje epike

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër, Kim Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, kanë organizuar festën e Krishtlindjes. Përveç familjarëve, të ftuar në këtë festë ishin edhe shumë miq e bashkëpunëtorë të tyre si: Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, Paris Hilton, Chrissy Tigen dhe John Legend që edhe performoi gjat֝ë kësaj feste.

Dekorimi ishte tërësisht i bardhë, edhe jashtë vendit ku kanë festuar, gjithçka dukej e mbuluar me borë artificiale. Kim ka postuar shumë fotografi dhe video nga festa, përfshirë këtu edhe fotografi me burrin e saj, reperin e njohur, Kanye West dhe fëmijët e tyre, transmeton rtv21.tv.

Kim Kardashian, Kanye West, Chicago West, North West, Christmas 2018, Party

Kylie Jenner, Khloe Kardashian, Stormi Webster, True Thompson, Kardashian-Jenner Christmas 2018, Party

Kim Kardashian, Jennifer Lopez, Kardashian-Jenner Christmas 2018, Party

Kim Kardashian, Paris Hilton, Kardashian-Jenner Christmas 2018, Party

Kim,Khloe dhe Kylie, e kanë respektuar kodin e veshjes në të bardhë. Ndërsa Kendall dhe Kourtney  në disa video të postuara nga motrat e tyre, u panë të veshura me ngjyrë të zezë dhe e gjelbërt neon./21Media

Kendall Jenner, Kourtney Kardashian, Kardashian-Jenner Christmas 2018, Party