Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas informacioneve të fundit, 386 persona të infektuar me koronavirus janë regjistruar në Serbi deri në orën 3 pasdite.

Deri më tani, janë regjistruar 17 mijë e 728 persona të infektuar, dhe 370 njerëz kanë vdekur, transmeton rtv21.tv.

Aktualisht ka 3 mijë e 639 raste aktive.

Në respiratorë ka 130 persona, ndërsa shkalla e vdekjes është 2.09%./21Media