Kur i erdhi rendi të dekoroj shtëpinë e saj në Los Angeles, këngëtarja Miley Cyrus nuk hezitoi të zgjedh nënën e saj, Tish Cyrus, që t’ia realizoj këtë.

“Gjithçka që unë ëndërroj, ajo e shndërron në realitet, edhe nëse nuk është në stilin e saj. Ajo dëshiron më të mirën për ne fëmijët e saj, duke krijuar kështu hapësira që reflektojnë në të mirën e shëndetit tonë mental, si dhe në kreativitetin tonë”, tha Cyrus për CNN.

Ndërkohë, nëna e saj pohoi se kishte lënë anash stilin e saj “Boho Chic”, për t’i qëndruar në shije së bijës, në estetikën Rock n’Roll të Miley.

Janë dekoruar gjithsej gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banjo.

“Kur ecën brenda shtëpisë së dikujt, dua të di kush jeton aty, cili është personaliteti i tij/saj, çfarë duan ata dhe si janë ata, unë e njoh Miley, jemi shumë të afërta, prandaj kisha mundësinë të bëjë diçka të tillë”, tha Tish.

Ndërkohë, Miley sot ka publikuar këngën e saj më të re “Without You”, në bashkëpunim me The Kid Laroi./21Media