Brenda shtëpisë së re 40 milionë dollarësh të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
21 Gusht 2020
Ajo mund të pretendojë se është akoma Xheni nga Blloku, por Jennifer Lopez ka dëshmuar me punën e saj ka arritur milionat.
51-vjeçarja dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez raportohet se i kanë vërë syrin një pasurie të patundshme prej 30.4 milonë euro (40 milionë dollarë) e vendosur në ishullin Star të Miami-it, dhe detajet e shtëpisë së tyre të re do t’ju “luajnë nga mendja”, përcjell portali rtv21.tv
Sipas TMZ, prona e është më shumë si një vendpushim, i vendosur brenda enklavës private për manjatë të biznesit dhe të famshëm përfshirë Gloria Estefan, Shaquille O’Neal dhe madje ish-të dashurin e Jennifer-it, Sean Combs.
Rezidenca ka dhjetë dhoma gjumi, 12 banjo dhe një pishinë të lidhur me pemë, e cila do të jetë ideale për Jennifer, Alex dhe fëmijët e tyre Max, Emme, Natasha dhe Ella, nga marrëdhëniet e mëparshme.
Prona nuk është larg nga shtëpia e Jennifer dhe Alex në Coral Gables, kështu që është e paqartë nëse ata planifikojnë të zhvendosen ose thjesht e kanë blerë atë si një investim. Familja ka qenë gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit ka qëndruar në shtëpinë e tyre në Miami blerë nga Alex në vitin 2013./21Media