Brenda vilës ku po kalon pushimet Rita Ora
17 Gusht 2020
Këngëtarja Rita Ora dhe i dashuri i saj Romain Gavras, po qëndrojnë në vilën luksoze prej 17.6 mijë euro për një natë në Korfuz.
Vila e izoluar e quajtur Ultima Corfu ofron intimitet të plotë përballë detit me pamje edhe nga bregdeti shqiptar, përcjell portali rtv21.tv
Prona luksoze ka një pishinë me dy nivele, një banjë, kinema dhe një jaht privat.
Ekziston një ekip i stafit që përfshin një portier, shofer, kuzhinier privat, për mirëmbajtje të shtëpisë.
Prona 1000 metër katror mund të presë deri në 14 persona në të shtatë suitat, secila prej tyre përmban dhomën e gjumit të vet.
Në qendër të vilës, është kuzhina , ndërsa dhoma e ngrënies ka një tryezë të madhe ngrënieje./21Media