Brentford-Liverpool, formacionet zyrtare

 
Me fillim nga ora 18:30 do të filllojë ndeshja interesante e Premier Ligës angleze mes Brentford dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të sezonit të ri 2021/22.
Takimi i fundit mes këtyre dy ekipeve daton në maj të vitit 1947, ku asokohe Liverpooli barazoi me rezultat 1:1 me Brentfordin, rezultat ky që i largoi nga Premier Liga angleze skuadrën e Brentford, kurse Liverpooli u shpall kampion.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhirot e fundit, ku Liverpooli mposhti 3:0 skuadrën e Crystal Palace, kurse Brentfordi siguroi fitore 2:0 kundër Wolverhampton.
Të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Alcantara, Elliot, Keita dhe Williams, kurse tek Brentford do të mungojnë Sorensen dhe Dasliva.
Tanimë formacionet zyrtare me të cilat do të fillojë ndeshja janë bërë publike, dhe ato i gjeni më poshtë.
Brentford (3-5-2): Raya; Ajer, Jansson, Pinnock; Canos, Onyeka, Norgaard, Janelt, Henry; Mbeumo, Toney
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Jones; Mane, Salah, Jota
18:30 Brentford – Liverpool (Stadiumi Brentford Community).

Back to top button