Banorët në Teksas dhe Oklahoma këtë të enjten po këndellen pasi gurët e breshërit 4 inç “bombarduan” një pjesë të shteteve një ditë më parë, duke lënë makina dhe shtëpi të dëmtuara.

Një kokërr breshëri prej 1 inç është i mjaftueshëm për të shkaktuar dëme, por këto ishin me madhësinë e një topi, transmeton rtv21.tv.

Kishte të paktën 38 raporte për breshër të rëndë, duke përfshirë San Antonio, Fort worth dhe Oklahoma City, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhisë.

“Kjo mund të jetë katastrofa e dytë miliarda dollarësh këtë vit në Teksas, pas shpërthimit ekstrem të Arktikut në shkurt”, tha meteorologu i lartë i CNN Dave Hennen./21Media