Shi dhe breshër në Elbasan

Shi dhe breshër në Elbasan

Pasditen e sotme në Elbasan ka rënë shi i dendur dhe breshër. Si pasojë në lagjen “5 maji” ka pasur edhe përmbytje, ndërsa në fshatin Godolesh dhe Fushe Bull ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore.

Në disa shtëpi niveli i ujit shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake.

Në banesat e përmbytura ka shkuar deputeti i zonës, Taulant Balla i shoqëruar me kandidatin për kryebashkiak Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini.

“Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla në Facebook./oranews