Sulmuesi shqiptari i Lausanne Sport, Andi Zeqiri, ishte shumë afër që të kalonte te Parma, por duket se paga e lojtarit ka prishur marrëveshjen në fund.

Tani në skenë ka dal emri i klubit anglez Brighton & Hove Albion që garon në Ligën Premier.

“Sky Sports” ka njoftuar të premten se drejtuesit e Brighton-it tashmë kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e Zeqirit dhe transferimi i tij te ekipi anglez është pranë finalizimit. Mësohet se Brighton-i i ka ofruar Zeqirit pagë më të lartë se Parma, ekip që ishte pajtuar të paguante klauzolën e lirimit të tij te Lausanne prej tre milionë eurosh.