Në ceremoninë e shpërblimeve me çmimet BRIT Awards 2021 do të jenë të pranishëm 4000 persona, që do të thotë se kjo do të bëhet ngjarja më e madhe që do të organizohet këtë vit në një ambient të mbyllur, këtë para se të merren masat për izolimin e fazës së radhës nga pandemia e COVID-19.

Kjo ceremoni do të mbahet në arenën O2 të Londrës.

Në një njoftim ditë më parë të organizatorëve të BRIT Awards thuhet se kjo ceremoni do të mbahet me 11 maj në arenën O2 të Londrës, para një audience prej 4000 personash, apo me fjalë të tjera, gjashtë ditë para se të merren masat për mbylljen e radhës.

Kjo ceremoini do të transmetohet live në ITV, dhe me organizimin e saj do të shënohet kthimi i muzikës live në skenë, me ç’rast Dua Lipa e cila është e nominuar për tri çmime BRIT, u ka premtuar fansave se kjo do të jetë natë që do ta mbajnë gjithmonë në mendje. Kjo këngëtare veç pjesëmarrjes si e nominuar, po ashtu do të performojë për publikun.

BRIT Awards do të jetë pjesë e një programi studiues shkencor të Qeverisë, ku në bazë të saj do të vihet në përfundim nëse ngjajrje të tilla mund të organizohen pa pasur nevojë të mbahet distanca.

Pra BRIT Awards do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në hapjen e rrugës për krhimin e muzikës live në Britani të Madhe.

Pjesëmarrësit në publik nuk do të mbajnë distancën e as maska në fytyrë, megjithatë atyre do tu kërkohet ti ndjekin disa rregulla të tjera të qeverisë,  si psh do të jenë nëë mbikqyrje deri tek arritja në vendin e ngjarjes.

Atyre do tu bëhet testi për COVID-19 para se të shkojnë  në ceremoni, si dhe pas ceremonisë. Kjo do të bëhet në mënyrë që të kuptohet se sa ndikojnë ngjarje të tilla në përhapjen e virusit korona.

BRIT Awards 2021 do të bëhet ceremonia e 41-të vjetore e ndarjes së këtyre çmimeve./21Media