Vetëm 22 përqind e personave që rezultuan pozitiv me koronavirus në Britani të Madhe, thanë se shfaqën simptoma gjatë ditës së testimit, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare. Ky fakt, sipas ekspertëve, kthen vëmendjen tek transmetimet asimptomatike, përhapjen e virusit nga njerëz që nuk janë në dijeni se janë bartës të tij.

Stafi shëndetësor dhe i kujdesit social duket se kanë më shumë gjasa të rezultojnë pozitiv.

Të dhënat zyrtare të së martës treguan se edhe 155 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Kjo e çon në 44 mijë e 391 numrin total të viktimave në Britani të Madhe./21Media