Britania do të ofrojë mbështetje për dialogun me Serbinë
1 Dhjetor 2020
Kryeministri Avdullah Hoti sot bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe zyrën e kryeministrit, në procesin e dialogut me Serbinë.
Lajmin e bëri të ditur Hoti përmes facebook-ut me ç’rast u shpreh se Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës./21 Media