“Britanikët kuptuan të parët kontaktet e Trumpit me rusët“

“Britanikët ishin të parët që morën informatat për kontaktet e njerëzve të Trampit me agjentët rusë”

Oficerët e Shërbimit inteligjent britanik, ishin të parët që poseduan informacionin e kontaktit të anëtarëve të fushatës presidenciale të Presidentit Donald Trump dhe agjentëve rusë dhe për këtë ata i informuan homologët e tyre amerikanë, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.

Një burim i afërt me Shërbimin e inteligjencës britanike i tha gazetës, se agjentët britanikë kishin njoftime në fund të 2015 për kontakte të dyshimta mes personaliteteve të ngushta të fushatës së Trampit dhe agjentëve të njohur ose të dyshuar rusë.

Back to top button