Në Britani të Madhe njerëzit po inkurajohen të ndezin drita nga dritaret e tyre të martën në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, si shenjë respekti për infermierët në betejën e tyre kundër COVID-19.

Gjesti simbolik i tyre do të realizohet me llamba, meqë edhe Florence Nightingale – krijuesja e infermierisë moderne, njihej se e mbante një të tillë. Në po këtë ditë shënohet edhe 200-vjetori i lindjes së Nightingale.

Për shënimin e kësaj dite janë paraparë disa aktivitete, si shenjë falënderimi ndaj heronjve, transmeton 21Media

Mijëra ish-infermierë të pensionuar i ndihmuan shërbimit shëndetësor për t’u përballur me koronavirusin dhe mijëra studentë po i ndihmojnë duke punuar në disa spitale./21Media