Të dielen finalja e  WTA

Të dielen finalja e  WTA

Britanikja Johanna Konta ka dominuar takimin ndaj sllovakes Magdalena Rybarikova, me rezultatin 6-2, 7-5, të zhvilluar sot, me të cilën fitore ka kaluar në turneun WTA në Nottingham.

Lojtarja e 8-të në klasifikimin botëror, do të ndeshet të dielën në finale me fituesen e gjysmëfinales tjetër, mes çekes Lucie Safarova dhe kroates Donna Vekiç.

Konta do të tentojë që të fitojë titullin e tretë të saj këtë sezon, pas turneve të fituara në Miami dhe në Sydney.