Këngëtarja e njohur, Britney Spears e ka humbur procesin gjyqësor kundër babait të saj, i cili para 12 vjetësh ka marrë kujdestarinë ndaj saj.
Gjykata amerikane e ka hedhur poshtë përpjekjen e këngëtares që të ketë sërish kontroll mbi financat dhe të marrë vet vendime për jetën e saj.

BBC, raporton se Jamie Spears është kujdestari ligjor i vajzës së tij qe 12 vjet, sepse shqetësohet për shëndetin e saj mendor.

Avokati i këngëtares ka thënë se Britney Spears ka frikë nga babai dhe nuk do të performojë derisa ai mbetet në rolin e kujdestarit të saj.

Në anën tjetër, avokatja e babait të 38 vjeçares ka theksuar se Jamie gjithmonë ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Sipas një marrëveshje që e ka sjellë gjykata, këngëtarja nuk i ka kontrolluar financat dhe vendimet për karrierën që nga viti 2008. Kjo e drejtë rëndom u merret personave që nuk janë në gjendje t’i marrin vet vendimet, siç janë ata me demencë apo sëmundje të tjera mendore.

Për këtë arsye, në 12 vjetët e fundit, babai dhe avokati kanë drejtuar me pasurinë dhe jetën personale të këngëtares duke përfshirë edhe përzgjedhjen e mjekëve që e trajtojnë atë./21Media