Brnabiq: As Brukseli, Uashingtoni e as Prishtina nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 10 vjet më parë kishte kërkuar që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas Brnabiq, Asociacionin nuk mund ta refuzojnë as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina, dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes.
“As Brukseli, as Uashingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni”, ka thënë Brnabiq.
Brnabiq në TV Happy, ka thënë se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen.

Back to top button