Buffon preferon Realin para Atleticos

Portieri i Juventusit ka treguar se me kë do të dëshironte të takohej në gjysmëfinale

Me tërheqjen e shortit që do të mbahet nesër në Nyon të Zvicrës do të mësohen çiftet gjysmëfinaliste.

Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus dhe Monaco janë katër skuadrat e mbetura në këtë kompeticion.

Gianluigi Buffon preferon që të takohet me ndonjërën në mes të Realit dhe Monacos duke shmangur Atleticon.

“Reali dhe Monaco janë duke luftuar për titullin e kampionit në ligat e tyre dhe kështu ata do të shpenzojnë më shumë energji”, ka thënë Gigi.

“Ndërsa Atletico është më e qetë pasi që ka arritur objektivin e saj në ligë dhe tani gjithë koncentrimin e ka në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar ai.

Back to top button