Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ka nxitur spekulime se Gianluigi Buffon ka përdorur fjalë blasfemike gjatë ndeshjes ndërmjet Parmas dhe Juventusit.

Me gjithë këtë, portieri i Zonjës së Vjetër i ka shpëtuar dënimit eventual nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të futbollit.

Kur po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit në Ennio Tardini, 42-vjeçari i është drejtuar të riut Manolo Portanova.

“Dua të qëndrosh aty, duke vrapuar duke vuajtur. Nuk më intereson për asgjë tjetër”, citohet të ketë thënë Buffon para se të përdorte fjalën blasfemike – përdorimi kot i fjalës ‘Dio’ (Zot).

Buffon ka sqaruar duke theksuar se e ka thënë fjalën ‘Zio’ (dajë) dhe ‘Dio’ (Zot). Sido që të jetë, Komisioni Disiplinor nuk e ka suspenduar duke qenë se gjyqtari nuk e ka dëgjuar dhe prokurori nuk ka mundur ta dëshmojë atë që ka thënë.

Ndërkohë, një javë më parë, portieri i Romës, Bryan Cristante, u pezullua me një ndeshje moslojë për të njëjtën arsye, por në atë rast gjyqtari e kishte dëgjuar dhe ia kishte raportuar prokurorit të Federatës.