Bugatti në bashkëpunim me kompaninë Little Car me qendër në Londër, kanë prodhuar 500 makina mini elektrike për fëmijë.

Kjo makinë e re mini elektrike quhet Bugatti Baby II dhe çmimi i saj fillon nga 35 mijë dollarë. Tashmë disa prej tyre janë në shtije, të disponueshme për t’u blerë nga klientët.

Dizanji i ri, është një interpretim modern i Bugatti Baby me atë të një shekulli më parë.

Në vitin 1926, dezinjuesi Ettore Bugatti dëshironte të bënte një makinë për djalin e tij, kështu që ai ndihmoi në krijimin e një kopje të makinës së famshme të garave Bugatti Type 35.