Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka cilësuar si alarmante dhe të njëjten kohë shqetësusese rritjen e rasteve me Covid 19 në Kosovë si dhe në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar ndër të tjera Gashi në Facebook.

Tutje ai ka theksuar se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

.

 

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 86 raste të reja me koronavirus, ndërsa në krejt Kosovën 241  raste. /21Media