Ky duet do të publikohet së shpejti

Ky duet do të publikohet së shpejti

Viti që po lëmë pas ishte i suksesshëm për këngëtarët, e me gjithë këtë energji e pozitivitet ata po bëhen gati të fillojnë edhe vitin 2019, që ta shënojnë edhe atë si vit të mbarë.

Këngëtari i mirënjohur nga Shqipëria, Bujar Qamili në xhirimet e natës qendrore festive në RTV21, tha se viti 2018 ishte mjaft i suksesshëm dhe premton se vitin që po vjen do të punojë maksimalisht.  Ndër tjerash, Qamili zbuloi se do të sjellë një këngë solo dhe një duet me këngëtaren e mirënjohur, Bleona Qereti, duet i cili do të publikohet së shpejti.

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit nuk do të mungojë programi festiv në shtëpinë më të madhe mediatike – Radiotelevizionin 21.

RTV21 mblodhi emra të njohur të skenës muzikore nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët pa hezitim pranuan të jenë pjesë e këtij programi të larmishëm, shkruan rtv21.tv

Atmosfera festive do të ju shoqërojë edhe ju në shtëpitë e juaja, e për këtë gjë u përkujdesen maksimalisht i gjithë stafi i RTV21, në krye me drejtoreshën gjenerale, Afërdita Saraçini – Kelmendi./21Media