Bujqit edhe këtë javë me xhirollogari të zbrazura

Pagesa e subvencioneve për bujqit është e pasigurt edhe kësaj jave

Ministri i Bujqësisë së Maqedonisë nuk është i sigurt nëse bujqit së shpejti do të marrin parat e premtuara për prodhim të stimuluar.

Ndërkohë ministri, Mihaill Cvetkov, pohon se në buxhet ka para për pagesë të subvencioneve, por tani për tani procesi e ka bllokuar Kodi Zgjedhor dhe ligji për bujqësi dhe për zhvillim rural. Detajet e tjera se si do të zhvillohet kjo çështje , Cvetkov tha se këtë do ta shpjegoj ministri i financave Kirill Minovski i cili sot do të kthehet nga udhëtimi zyrtar.

Për nesër një pjesë e bujqve kanë paralajmëruar se do të mbajnë protestë dhe se do të bllokojnë një pjesë të rrugëve në gjithë vendin./21Media

Back to top button