Kushtet tona nuk janë ndryshuar më shumë vite dhe ne jemi të gatshëm të bartim përgjegjësi për bllokadën ndaj Maqedonisë – deklaroi shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ajo shtoi se pala maqedonase po mundohet të shmang pikat nga marrëveshja e më pas akuzoi se në Maqedoni përdoret gjuha e urrejtjes, ndërsa në opinion ka 10 mijë publikime kundër Bullgarisë.

Po, do të mbajmë përgjegjësi. Ne jemi të mësuar të mbajmë përgjegjësi dhe unë shumë do të doja që kolegët nga Shkupi të mbajnë përgjegjësi për shkak se fakti që kemi kryesim gjerman për momentin dhe Gjermania është një nga themeluesit, nuk ka shumë të tilla, duhet të nënvizohet – që e mbështesin zgjerimin, posaçërisht të vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe mendoj se është mundësi që Shkupi nuk guxon të lëshojë”, tha Zaharieva.

Osmani theksoi se të drejtat që dalin nga vetë përcaktimi janë të drejta sovrane të shteteve dhe ata nuk janë çështje të cilat rregullohen me marrëdhënie bilaterale. Megjithatë theksoi se është optimist se do të gjendet zgjidhje. Theksoi se Marrëveshja mes dy vendeve është kornizë e shkëlqyeshme për tejkalimin e dallimeve, ndërsa çështjet historike t’i zgjidhin historianët.

Të vazhdojmë të respektojmë Marrëveshjen dhe instrumentin e Marrëveshjes i cili qartë parasheh se historia do t’i lehet historianëve, akademikëve dhe ata do të vazhdojnë të gjejnë pika të përbashkëta që na bashkojnë që të sigurojnë ardhmëri më të ndritshme për të gjithë qytetarët e rajonit. Unë jam i inkurajuar nga deklaratat e fundit të Republikës së Bullgarisë në lidhje me të drejtën për vetë përcaktim”, u shpreh Osmani.

Në takimin virtual të ministrave për punë të jashtme mori pjesë edhe shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas, i cili tha se shpreson se të dy vendet do të arrijnë zgjidhje, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë procesi i zgjerimit do të has në vështirësi. Pas takimit të sotëm të ministrave, nesër në samitin e Procesit të Berlinit në Sofje, përveç Zaevit dhe Borisov-it do të marrë pjesë edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel./TV21