Vazhdon sot java e 13 në Bundesligën gjermane me një program të ngjeshur të ndeshjeve.
Ndeshja më interesante e paraparë që të zhvillohet sot i takon Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich.

Pas 12 xhirove, Bayer Leverkusen hyn në këtë ndeshje si lider i tabelës, me gjithsej 28 pikë të grumbulluara nga tetë fitore dhe katër barazime.

Në anën tjetër, kampioni Bayern Munich pozicionohet në vendin e dytë, ku ka regjistruar tetë fitore, tre barazime dhe një humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 27 pikë.

Programi i plotë i ndeshjeve të parapara të zhvillohen për sot është i bashkangjitur më poshtë.
15:30 Augsburg (9) – Eintracht Frankfurt (10) (Stadiumi Augsburg Arena)
15:30 Borussia Monchengladbach (8) – Hoffenheim (12) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)
15:30 Mainz (17) – Werder Bremen (14) (Stadiumi Opel Arena)
15:30 RB Leipzig (3) – FC Koln (15) (Stadiumi Red Bull Arena)
15:30 Schalke 04 (18) – Arminia Bielefeld (16) (Stadiumi VELTINS-Arena)
18:30 Bayer Leverkusen (1) – Bayern Munich (2) (Stadiumi BayArena).