Lajmet se patën krizë në martesën e tyre dyshja e njohur turke, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen i mohuan javën e e kaluar, duke thënë se nuk janë përballur me diçka të tillë.

Se familja e tyre e vogël po kalon momente të lumtura, e dëshmoi edhe aktori 35-vjeçar përmes një postimi në Instagram, ku shihet çifti bashkë me djalin e tyre një vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

Bizim evin halleri❤️

A post shared by Burak Özçivit (@burakozcivit) on

Më 29 qershor të vitit 2017, ai dhe Fahriye i kanë dhënë fund beqarisë. Dasma e tyre u konsiderua si njëra ndër më të bukurat dhe më të komentuarat në Turqi dhe me gjerë. /21Media