Në Gjermani sot janë burgosur refugjatët që përdhunuan në grup një 18-vjeçare pasi i hodhën droga në pije, në sulmin e rëndë që shkaktoi protestat masive kundër të huajve në vitin 2018.

Dhjetë meshkujve të përfshirë në krim iu dhanë dënimet nga gjykata Freiburg. I dyshuari kryesor, i identifikuar vetëm si Majd H, u burgos për pesë vjet e gjysmë, kurse shtatë të tjerëve iu dhanë dënime nga tre deri në katër vjet burgim.

Dy të akuzuar morën dënime të pezulluara kurse një u shpall i pafajshëm.

Në gjykatë u tha sesi asokohe 18 vjeçares iu hodh në gotë “droga e përdhunimit” dhe më pas u nxorr jashtë barit ku u përdhunua në grup në një lulishte, në sulmin e tmerrshëm që zgjati më shumë se dy orë.

Majd H kishte dënime të mëparshme për sulm dhe konsiderohej si shkelës i shumëfishtë.

Rasti ishte një nga disa krime seksuale të profilit të lartë të kryera nga refugjatët në Gjermani, dhe solli protesta kundër politikave liberale të pranimit.