Nuhi Mavrovqani, i akuzuar se e ka vrarë gruan e tij në Kamenicë, është gjetur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata në Gjilan.Mavrovqani, i cili akuzohej për vrasje të rënd është dënuar me dënim me burgim të përjetshëm.Kujtojmë se në seancën e fundit Prokurori Arben Ismajli, duke dhënë fjalën përfundimtare, pati kërkuar nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet nga Gjykata, pasi siç thoshte prokurori Ismajli, ishte vërtetuar që i akuzuari vrasjen e kishte bërë me qëllim.

Kurse Arsim Vranovci, avokat i të akuzuarit, në fjalën e tij përfundimtare, kërkonte nga Gjykata që të ketë parasysh si rrethanë lehtësuese faktin se i akuzuari e ka pranuar fajësinë, anipse Gjykata nuk e ka aprovuar atë kërkesë.Kurse i akuzuari, duke shfrytëzuar të drejtën e tij të mbrohet në heshtje, nuk ishte deklaruar fare në shqyrtim gjyqësor.

Kujtojmë se i akuzuari në seancën fillestare të datës 01 tetor e kishte pranuar fajësinë pjesërisht, por që Gjykata e kishte refuzuar këtë pranim.Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari i kishte shkaktuar bashkëshortes së tijë plagë të hapura vdekjeprurëse dhe thyerje në anën e majtë të kokës.

Tutje sipas Prokurorisë, Nuhi Mavrovqani veprën penale e kishte kryer duke e goditur bashkëshorten e tij me shufër metalike fillimisht në anën e majtë të kokës, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa kishte vazhduar duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, po ashtu me shufër metalike./kallxo.com