Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale për këtë institucion.

Sipas njoftimit, Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues do të veprojë në raste të caktuara ceremoniale.

“Kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, të cilët do të janë pjesë e gardës ceremonioale dhe rregullat për funksionimin e gardës do të përcaktohen me akt të veçantë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se çdo herë do të jetë i përkushtuar në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne./21Media