Katër burra të veshur si personel mjekësor kanë vjedhur rreth 10 mijë euro në një supermarket ushqimesh në provincën KwaZulu-Natal, në Afrikën e Jugut. Ata pretenduan se ishin ekspertë shëndetësorë për të inspektuar situatën e COVID-19 në terren, por në fakt ato ishin thjesht një grup grabitësish.

Grabitësit që kishin vënë edhe maska mbrojtëse, pasi hynë në supermarket i drejtuan armën arkëtares dhe i kërkuan paratë. Pasi morën atë që kërkuan, ato janë larguar nga vendngjarja.

I gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në supermarket, ndërsa policia raportohet se ka nisur një hetim mbi rastin./21Media