Burrë e grua, të vetëm e me shumë halle.

Qamurani është nga Shkupi, gjendja e rëndë ekonomike po i vështirëson jetën.

Ai thotë se të ardhura mujore nuk kanë, ndërsa pandemia i rëndoi jetesën edhe më shumë. Siç thotë tani më u bënë muaj pa punë.

Jetojnë me qira, ndërsa thotë se ka jetuar edhe në strehimore.

Kam punuar në shumë vende, restorant, pastrues, rojtarë. Nuk kam, kam me shkuar vetëm nëpër mjek, por punë nuk kamë, për shkak të virusit nuk po na merr askush në punë, po shkoj kam pyetur ma kërkojnë numrin e telefonit, por nuk po më lajmërohet askush. Shumë rëndë.  Me qira jam prej dy muajsh më herët kam jetuar nëpër shokë”, u shpreh Qamuran Bajrami.

Gruaja e Qamuranit përveç skamjes është edhe e sëmurë nga diabeti.

Jam e sëmurë prej sheqerit prej astmës, prej zemrës jam e sëmurë, edhe këmbët, nuk po mund të ec, dhe as nuk po mund të dal në ndonjë vend. Jemi me qira nuk kemi mundësi as me pagu qiranë”, tha Vildan Bajrami.

Qamurani dhe gruaja e tij Vildanja kanë dëshirë të kenë një shtëpi ku mos të kenë barrën e qirasë.

Fëmijë nuk kanë, ndërsa Qamurani thotë se është rritur jetim.

Kjo familje nuk merr as ndihmë sociale dhe nuk kanë të siguruar asnjë të ardhur mujore./TV21

Numër kontakti: +389 76 797 384