Burri bën ish-gruan për spital në Ferizaj

Një person është arrestuar sot rreth orës 03:00 të mëngjesit pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin G.SH (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili duke tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R ( F/K) e moshës 23 vjeçare, i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari se pas intervistimit me vendim të prokurorit Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor./21Media

Back to top button